Vendosni fjalën kyçe....

Akuza se ndihmoi Ervis Martinajn duke i shërbyer si “shofer”, lihet në “arrest me burg” agjenti i Operacionales


Gjykata e Kurbinit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për agjentin e Operacionales, Jeton Lami të akuzuar për shpërdorim detyre.

Ai dyshohet se ka përkrahur dhe transportuar personin e shumëkërkuar, Ervis Martinaj, i cili tashmë rezulton i zhdukur, duke shërbyer praktikisht si “shofer” i tij.

Lami u arrestua pasi në një video të xhiruar nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ai shfaqej i shoqëruar me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ervis Martinaj.

Teksa është njohur me përmbajtjen e videos, efektivi i policisë Lami është përpjekur të mbrohet, duke thënë se ka qënë krejt rastësisht në këto ambjente dhe nuk e dinte se kush, ishte personi tjetër i shfaqur në kamera.

Ndërkohë policia ende nuk ka dalë me një deklaratë që mund të zbardhë enigmën nëse Ervis Martinaj është marrë peng dhe vrarë apo vijon të jetë në arrati.