Ambasadorja Yuri Kim është takuar me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, pas kthimit të tij nga SHBA-ja.
Diplomatja amerikane publikon një foto nga takimi mes tyre dhe shprehet se vizita e Krajës në Uashington “forcon më tej bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
“Kënaqësi të mirëprisja Kreun e SPAK Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon akoma më shumë bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin fuqimisht punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.”– shkruan Kim.
Pleased to welcome back SPAK chief Arben Kraja after his official visit to Washington, which further strengthens
cooperation in the fight against corruption & organized crime.
will continue to strongly support the work of SPAK & other institutions of justice reform. https://t.co/vFc2vRFBJZ pic.twitter.com/IRwuoYf27H
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 24, 2022
Një ditë më parë, ambasadorja Kim mbështeti hetimet e nisura nga SPAK ndaj ish-presidentit Ilir Meta, në kuadër të një kallëzimi penal të kryer nga ish-deputeti Halit Valteri.
Kim shkroi se kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorët nuk duhet të pranohen më si normale. Sipas saj një sjellje e tillë nuk i takon një vendi anëtar të NATO-s, ndërsa shtoi se reforma në drejtësi qartazi po jep rezultateve, duke iu referuar hetimit ndaj Metës.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi me ironi lidhur me komentet e ambasadores duke thënë se edhe PL dënon kërcënimet e hapura që Edi Rama bën ndaj SPAK-ut, duke publikuar edhe disa raportime të bërë para ca kohësh për këtë në disa media, kur kryeministri kërkonte nga Prokuroria e Posaçme të merrte nën hetim ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin ende në detyrë asokohe Ilir Meta. Ndërsa kujtoi edhe hetimet e pakryera për incenerarorët.