Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një vajzë e mitur, 16-vjeçare është dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj 25-vjecar dhe dy miq të tij.
Policia thotë se ish-bashkëjetuesi dhe miqtë kanë tentuar dhe ta djegin të miturën me benzinë. Ata kanë përfunduar në pranga të tre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë).”– thuhet në njoftimin e policisë.