Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Partia-shtet e Edi Ramës makineri mashtrimi e grabitjeje, shkelmuese e interesave kombëtare


Kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama se e ka përdorur shtetin  për interesat personale e të Partisë Socialiste.

Nga Pogradeci ku zhvilloi një takim me strukturat e PD-së, ai tha se pushteti i Edi Ramës është i rrezikshëm dhe e ka kthyer shtetin në një makineri gjigante mashtrimi e grabitjeje.

Po kështu Berisha theksoi se shteti i Edi Ramës është kthyer në shkelmues të interesave kombëtare.

“Edi Rama është një armik i lirisë së shqiptarëve i cili ka përqendruar në duart e tij duke dhunuar votën. Në garën elektorale të 25 prillit ishte përballë shteti i partisë e partia shtet përballë sukbjekteve të reja elektorale. Po i lëmë mënjanë tonelatat me eurot e krimit që janë përdorur për të blerë vota, bandat që janë përdorur për të ushtruar terror. Pushteti i Edi Ramës që është i përqendruar 10% më shumë se në vitin 1991 nga Ramiz Alia është pushtet i rrezikshëm që ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri gjigante propagandistike mashtrimi, në një makineri grabitjeje, shtetin shqiptar në një shkelmues të interesave kombëtare.” – tha Berisha.