Vendosni fjalën kyçe....

“Bordi as e ul as e rrit çmimin”- Balluku shpjegon pse Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon


Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjetikës, Belinda Balluku, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me çmimin e lartë të karburantit në vendin tonë.

Balluku theksoi se Bordi nuk rrit e as ul çmimet, por kontrollon dhe bën transparencë publike.

Ndërsa sa i përket diferencës së çmimit me vendet e rajonit, Balluku shpjegoi se kjo ndodh pasi Mali i Zi dhe Maqedonia taksën e karbonit e paguajnë në mënyrë të veçantë, ndërsa Shqipëria e ka të përfshirë në karburant.

 “Bordi i transparencës nuk ndikon në çmimin e naftës. Bordi është aty për të bërë transparencë publike. Ne si bord as nuk e rrisim dhe as nuk e ulim çmimin. Ka një abuzim në media nga politikanët. Flitet që çmimi i naftës ka rënë në bursa, ndërsa në Shqipëri ngrihet, fakt që është i rremë. Çmimi që i referohen zotërinjtë është çmimi i produktit krudo. Ndërkohë çmimi që ne i referohemi, ka të bëjë me çmimin e produktit. I referohemi bursës PLANT.

Është shumë e lehtë për të parë se si janë çmimet sot në bursë, a janë në ulje apo në ngritje. Përsa i përket pyetjes tuaj, dhe krahasimit me rajonin, e kemi thënë disa herë dhe kemi bërë një analizë se çfarë përmban çmimi në Shqipëri. Taksën e karbonit apo të qarkullimit, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut e paguajnë në mënyrë të veçantë, ndërkohë që në Shqipëri është e përfshirë në çmimin e karburanteve. Nëse do e shihni se sa i paguajnë taksat ata, do e shihni që çmimet shkojnë në të njëjtat nivele.”– tha ministrja Balluku.