Vendosni fjalën kyçe....

‘Ec, ec’ – Policia franceze kap emigrantët dhe u çan gomonen me të cilën do shkonin në Angli (Video)


Policia franceze ka ndaluar një grup emigrantësh të paligjshëm që po përpiqeshin të niseshin drejt Anglisë me gomone. Siç duket në video, efektivët ndërhyjnë për të ndaluar gomonen që të niset duke e çarë atë e duke spërkatur disa prej emigrantëve.

Ata dëgjohen duke folur në shqip ‘ec, ec’ ndërkohë sipas mediave personat e ndaluar ishin emigrantë shqiptarë e kurdë.

Ditët e fundit mediat britanike kanë ngritur alarmin e mbërritjes në vend të shumë emigrantëve të paligjshëm nëpërmjet detit nga Franca me një pjesë të mirë të tyre nga Shqipëria.

Ditën e sotme ministri i Brendshëm Çuçi paralajmëroi me katër vite burg emigrantët shqiptarë që do kapen duke u futur në Angli me gomone ndërsa pritet që policë shqiptarë të vendosen në Britani për të luftuar trafikun e paligjshëm të emigrantëve.