Vendosni fjalën kyçe....

Florian Marku triumfon ndaj meksikanit Ramirez në ‘Air Albania’, mbron titullin


Boksieri shqiptar ka mposhtur rivalin meksikan Miguel Parra Ramirez në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në ‘Air Albania’ duke mbrojtur titullin WBC Silver.

Marku garon në peshën ‘e lehtë’ ku mban vendin e 43-të në renditjen botërore, ndërsa deri tani ka zhvilluar në boksin profesionist 12 ndeshje, nga të cilat 11 i ka fituar.

Rivali i tij Ramirez ka zhvilluar 24 ndeshje, 22 prej të cilave i ka fituar por është i klasifikuar në peshën ‘super të lehtë’ dhe renditet në vendin e 260-të në këtë kategori.