Vendosni fjalën kyçe....

Hillary Clinton do flasë për tradhtinë e bashkëshortit Bill me Monica Lewinsky-n në serialin e ri, premiera më 9 shtator


Hillary Clinton do flasë për tradhtinë e bashkëshortit të saj Bill Clinton me sekretaren Mnonika Lewinsky në kohën kur ai ishte president i SHBA-së.

Bëhet fjalë për një serial të ri në formë dokumentari të titulluar ‘Gutsy’ ku protagonistë janë ish-Sekretarja e Shtetit Clinton dhe e e bija, Chelsea Clinton që vlerësojnë gratë guximtare që i frymëzojnë ato.

Bazuar në librin më të shitur të ‘The New York Times’, ‘Libri i grave të guximshme’, seria paraqet takimin e Hillary Clinton e së bijës me gra artiste, aktiviste, udhëheqëse të komunitetit dhe heroina të përditshmërisë. Premiera do të jetë më 9 shtator.

Në serial do shfaqen edhe disa nga heronjtë e tyre personalë, duke përfshirë Glennon Doyle, Dr. Jane Goodall, Mariska Hargitay, Goldie Hawn, Kate Hudson, Kim Kardashian, Megan Thee Stallion, Amber Ruffin, Amy Schumer, Gloria Steinem, Wanda Sykes, Symone (aka Reggie Gavin), Abby Wambach, Natalie Wynn (aka ContraPoints) e shumë të tjerë.