Lideri i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se partia e tij mbështet kauzën e qytetarëve për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projektet e “mafies së inceneratorëve”.
Ai e ka fjalën për protestën e banorëve në Tiranë që kanë kundërshtuar para bashkisë prishjen e shtëpive të tyre.
Sipas Metës, pronat atyre po u vidhen në dhunim të ligjit për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen parat e krimit të organizuar.
“Partia e Lirisë mbështet plotësisht kauzën e drejtë të qytetarëve për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga projektet e mafies së inceneratorëve.
Pa asnjë transparencë dhe komunikim me qytetarët, Qeveria duke vepruar si banditët, ka rrëmbyer pronat dhe banesat e tyre.
Ne solidarizohemi plotësisht me luftën e tyre për mbrojtjen e pronës, të shtëpive dhe të familjeve të tyre.
Pronat e qytetarëve po vidhen në dhunim të ligjit për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve ku pastrohen parat e krimit të organizuar.
Partia e Lirisë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në krah të qytetarëve. Të bashkuar do t’i largojmë pushtuesit e sektit rilindas nga zyrat e shtetit shqiptar!”-shkruan Meta.