Vendosni fjalën kyçe....

Kryetari i Bashkisë së Gramshit: Më kanë hakeruar faqen në “Facebook”


Kryetarit të Bashkisë së Gramshit Klodian Taçe i kanë hakeruar faqen zyrtare të tij “Facebook”. Njoftimin e ka bërë vetë Taçe në një postim në llogarinë tjetër personale që ka në këtë rrjet social, ku u kërkon qytetarëve të shmangin çdo lloj mesazhi dhe komunikimi nga faqja zyrtare e hakeruar.

“Përshëndetje të gjithëve!
Prej ditës së sotme, ‘Klodian Taçe-Faqja Zyrtare’ është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë të rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh. Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ‘Klodian Taçe – Faqja Zyrtare’.”– shkruan kryebashkiaku Taçe.

 

Faqja e kryebashkiakut hakerohet vetëm pak ditë pas incidentit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh, ku 2 shtetas rusë dhe 1 ukrainas tentuan të hyjnë me forcë për të bërë foto.

Të dyshuarit tashmë janë të arrestuar zyrtarisht me akuzën e spiunazhit.