Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikon mesazhin për të rinjtë: Jeni fuqia më e madhe për ta shembur diktaturën e kalbur nga korrupsioni dhe perversiteti


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar këtë të enjte një mesazh për të rinjtë. Ai u thotë se ata janë fuqia më e madhe për të çuar demokracinë përpara dhe për të rrëzuar diktaturën.

“Të rinjtë janë fuqia më e madhe për të çuar demokracinë përpara.

Janë fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur nga korrupsioni dhe perversiteti.”- shkruan Meta, ndërsa shpërndan një video të tij të shkëputur nga hapja e kampit veror të PL-së në Jalë.

Ditën e djeshme nga Jala Meta foli për hetimet e SPAK-ut ndaj tij. Ai tha  se nuk i është shmangur kurrë drejtësisë dhe se nuk është thirrur kurrë prej saj.

“Nuk e di çfarë hetojnë ata, le të hetojnë çfarë të duan, nuk kanë çfarë të hetojnë. Unë jam përballë jush dhe përballë regjimit të Ramoviç. Përpara një viti kishte një lidership të korruptuar të opozitës që përdorej nga Ramoviçi. Unë s’i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, kjo ka qenë fuqia ime, jam përballur me drejtësinë. Ka një thirrje për mua, do shkoj do t’u përgjigjem dhe do t’ju njoftoj për çfarë më kanë thirrur. As nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar.” – tha ai.

Meta shtoi më tej se nuk ka asnjë iluzion lidhur me drejtësinë në vend duke cituar kryeministrin Edi Rama në Kongresin e PS-së se SPAK është krijesa e saj.