Vendosni fjalën kyçe....

“Pse e braktisët lir Sulin”- Evis Kushi replikon në vend të Ramës: Ish-kampionin e kemi punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes


Ministrja e Arsimit Evis Kushi është futur në replika me ndjekësit e kryeministrit Edi Rama në “Facebook”, pas shqetësimeve të ngritura lidhur me trajtimin e sportistëve kampionë nga qeveria.

“O zoti kryeministër na thuaj pak për Ilir Sulin ku ndodhet sot ti nuk ishe ministër atëherë, e braktise.”– i shkruan një komentues Ramës, pas videove virale në rrjet ku ish-nënkampioni i botës në peshëngritje shihet i rrënuar dhe ankohet se ka mbetur i papunë.

Me Ramën që ka deklaruar publikisht se nuk do merret më me komentet në rrjetet socialem duket se e ka marrë stafetën ministrja Kushi.

Ajo thotë se ish-kampioni Ilir Suli aktualisht është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe se video-ja e cila po qarkullon në rrjete sociale është e vjetër dhe e manipuluar.

“Duke qenë se kryeministri prej kohësh është tërhequr nga replikat me komentuesit, ndjehem e detyruar të komentoj unë sepse manipulimi i publikut me një video të vjetër të Ilirian Sulit është vërtetë i neveritshëm. Por nga ana tjetër është për të ardhur keq, që ju i besoni një manipulimi dhe jo faktit të paraqitur edhe në informacionin e dhënë më sipër nga kryeministri. Ilirian Suli ka kohë që është i punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes.”– shkruan ministrja.

Në një intervistë të rastësishme në rrugë të realizuar vitin e kaluar, ish-kampioni në peshëngritje Ilirjan Suli deklaroi se ishte i papunë që pasi kishte lënë sportin dhe i këshillonte të rinjtë të largohen nga Shqipëria.