Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një foto nga bashkëbisedimet e tij me të rinjtë e forumit rinor gjatë kampit në Jalë.
Ai shprehet se sa më shumë i dëgjon, aq më shumë e kupton se ndryshimi është te pragu i derës.
“Sa më shumë i dëgjon këta të rinj të zgjuar dhe të vendosur, aq më shumë e kupton se ndryshimi është te pragu i derës.”– shkruan Meta.
Pak më herët Meta publikoi një mesazh drejtuar të rinjve, të cilëve iu tha se se ata janë fuqia më e madhe për të çuar demokracinë përpara dhe për të rrëzuar diktaturën.
“Të rinjtë janë fuqia më e madhe për të çuar demokracinë përpara.
Janë fuqia më e madhe për ta shembur këtë diktaturë të kalbur nga korrupsioni dhe perversiteti.”- shprehej ish-presidenti.