Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Shkodër


Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Rus’ ku është qëlluar ndaj një mjeti në ecje.

Mjeti ndaj të cilit është qëlluar me pistoletë  automatiku është një ‘Audi A3’, me targë AB199BA në pronësi të  Alban Bruçit ndërsa ai ka mundur të largohet në kohë duke e lënë hapur derën e mjetit.

Mjeti është qëlluar në lëvizje nga një makinë tjetër nga persona ende të paidentifikuar.

Njoftimi

 

“Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.”