Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama mendonte se nuk përgjohej, por bisedat e tij me grupet kriminale po deshifrohen në disa shtete europiane


Në konferencën e sotme për mediet, kreu i PD-së Sali Berisha foli për akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ky i fundit është kapur në përgjime me grupet kriminale.

Berisha tha se Rama dhe të tjerët besonin nuk përgjoheshin por sipas tij aktualisht celularët po deshifrohen nga grupe të vendeve europiane. Sipas tij ndaj Rama po pengon marrëveshjet e ekstradimit.

“Përgjimet janë një realitet. Kanë insistuar për ratifikimin e ekstradimet për në vendet e Beneluksit, sepse e sigurt është që telefonatat me atë lloj aparati telefonik, që Rama e të tjerë besonin se ishin të papërgjueshme, ato po deshifrohen me pasion të madh, përgjegjësi të plotë nga grupe të disa vendeve europiane. A është Edi Rama aty? 100% dhe ai prandaj po pengon marrëveshjet e ekstradimit. Për cilat përgjimet e ka fjalën Meta se di, për këta apo të Elbasanit ku Taulant Sharra është personazh kryesor, dhe meqë jemi këtu unë dua të informoj publikun se të gjitha masat e marra për Gentjan Sharrës, mikut për kokë të Taulant Sharrës, çdo konfiskim është hequr, është kthyer shtëpia e çdo gjë tjetër, e madje Gentjan Sharra vazhdon aktivitetin në prokurimet publike që e ka pasion.

Qytetari dixhital informon se ka ndërhyrje direkt të Taulant Sharrës në këto afera. Nuk ka asgjë që të habitesh se Rama është regjistruar duke folur me grupe kriminale, pa asnjë diskutim që është duke folur e uroj që bisedat të publikohen sa më shpejt.”-tha Berisha.