Vendosni fjalën kyçe....

Gjendja Civile i përgjigjet SPAK-ut: Ilir Meta s’ka bërë kurrë ndryshim emri


Gjendja Civile i ka kthyer përgjigje SPAK-ut pas kërkesës së këtij të fundit lidhur me të dhënat mbi kreun e Partisë së Lirisë.

Gjendja Civile bën me dije se sipas verifikimeve të kryera nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja deri tani e s’ka bërë kurrë ndryshim emri, shkruan Shqiptarja.

Kërkesa e SPAK u bë më 8 gusht ndërsa ka të bëjë me hetimet e prokurorisë ndaj Metës për lobim në SHBA pas një padie nga ish-deputeti Halit Valteri.

Më herët Meta e quajti kreun e SPAK-ut Arben Kraja spurdhjkakun e Partisë Socialiste që ka vendosur t’i shërbejë deri në fund mafias së inceneratorëve.

Në debatin në fjalë u përfshi edhe ambasadorja amerikane Kim, e cila tha se koha kur prokurorisë i bëjet presion dhe kjo shihet si diçka normale i ka ardhur fundi. Ajo theksoi se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur e po jep rezultat.

Ambasadores Kim iu përgjigj Sekretari i Partisë së Lirisë, Blushi, i cili tha se forca politike në fjalë e mbështet plotësisht prokurorinë në sulmet që kryeministri Rama i ka bërë dhe i bën asaj.