Vendosni fjalën kyçe....

Gjermanët paralajmërohen për mungesën e letrës higjienike


Kriza në tregun evropian të gazit mund të çojë në uljen e prodhimit të letrës higjienike në Gjermani, sipas Martin Krengel, kryetar i shoqatës së industrisë së letrës në vend, Die Papierindustrie.

“Ne jemi veçanërisht të varur nga gazi për prodhimin e letrës së trashë. Pa të, ne nuk do të jemi më në gjendje të ofrojmë sigurinë e furnizimit.” – tha Krengel në një deklaratë të botuar të enjten.

Sipas të dhënave të siguruara nga Die Papierindustrie, çdo shtetas gjerman përdor mesatarisht 134 rrotulla letre higjienike në vit.

“Në krizën e tanishme të energjisë, prioriteti ynë kryesor është t’u ofrojmë njerëzve këtë mall të rëndësishëm.” – theksoi Krengel.

Muajin e kaluar, Shoqata Bavareze e Letrës paralajmëroi se funksionimi i fabrikave të letrës mund të bëhet një sektor që nuk sjell përfitim nëse detyrohen të punojnë me kapacitet të pakësuar për shkak të mungesës së gazit natyror.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani