Vendosni fjalën kyçe....

I mbijetoi aksidentit të frikshëm, këngëtari turk lë spitalin dhe shkon në koncert me karrocë për të mbajtur premtimin ndaj fansave (VIDEO)


Këngëtari i njohur turk Ibrahim Tatlises, nuk i ka zhgënjyer fansat por ka mbajtur premtimin dhe ka dalë të këndojë në koncert në mbrëmje i ulur në një karrocë me këmbët e fashuara, disa orë pas aksidentit të frikshëm ku rrezikoi të humbiste jetën.

Tatlise u përfshi ditën e djeshme në një aksident në qytetin e Bodrumit ku mjeti i tij u përplas me një kamion dhe më pas shpërtheu në flakë. Ai mbeti për disa orë i bllokuar dhe u desh ndihma e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga mjeti.

Ai u dërgua në spital, mirëpo pasi mori ndihmën mjekësore ai vendosi të shkonte në koncertin ku ishte nisur që në fillim. Edhe pse iu desh ta bënte këtë i ulur në një karrike me rrota, pasi pësoi fraktura në kockat e shputave.

“Ne patëm një aksident sot, Zoti i Plotfuqishëm dërgoi engjëjt e tij, vetura jonë po rrotullohej në përrua. I premtova publikut tim këtë mbrëmje, thashë se do të dal në skenë, faleminderit fëmijëve të mi dhe familjes sime, dua të falënderoj gjithashtu policinë, xhandarmërinë dhe spitalin tonë, ata u kujdesën shumë për ne.”- është shprehur Tatlise në skenë.

Ai u nis me autoambulancë për të shkuar në lokalin ku performoi.