Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, homologu i tij i Luksemburgut, Xavier Bettel u ndal pak në situatën në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se rajoni është parë si një fuçi baruti dhe theksoi se s’mund t’i lejojmë vetes tensione të tjera por këmbënguli se duhet të arrihet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Rruga që keni bërë gjatë kësaj kohë është e jashtëzakonshme, por ka akoma potencial. Ne kemi firma nga Luksemburgu që po investojnë në rajon. Unë shpresoj që ju të vini sa më shpejt në Luksemburg dhe të shohim një mundësi se si t’i bindim për të krijuar të tjera hapësira. Ka itenerare kulturore ku mund të punojmë bashkë. Mund të ketë shkëmbime mes universiteteve, gjithashtu është edhe turizmi. E tha dhe kryeministri janë hapur negociata për në BE dhe është me rëndësi që vendet nuk mund të mbahen peng për arsye të politikave kombëtare. Të mos harrojmë që në ’57 kur ishte traktati i Romës, Franca dhe Gjermania ishin armiq, dhe që ka ajo kohë arritëm të kemi paqe. Pra kjo është BE, në atë kohë përgjigja ishte arma sot janë shkëmbimet respekti. Edi është dikush që i thotë gjërat dhe ne nuk mund thjeshtë të ngushëllojmë kur na kërkon diçka. Nuk mund të trajtojmë një vend në këtë mënyrë kur detyrat janë bërë duhet ta njohësh dhe të thuash po do të bëjmë përpara. Nuk duhet të jetë thjeshtë një sallë pritje por në këtë parafamilje duhet të gjejmë format se si të jemi pjesë, të kemi diçka ku të ecim para në interesa të përbashkëta. Meqë ju thamë që salla e parë e pritjes u krye tani jeni në sallën e dytë. Ballkani ka qenë një fuçi baruti për kontinentin tonë dhe duhet ta shmangim. E di që Kosova dhe Serbia po diskutojnë sot, por duhet të bëjnë përpara nuk duhet t’i lejojmë vetes tensione shtesë. Sovraniteti nuk duhet të vihet në pikëpyetje. Duhet të gjejmë zgjidhje.”– tha ai.