Ish-presidenti dhe kryetari i PL-së Ilir Meta ka folur për artikullin e gazetës austriake “Kronen” të pak kohëve më parë e cila ngrinte akuza të forta në adresë të tij.
Meta tha se bëhet fjalë për një fletushkë spekulative dhe jo media serioze. Ai tha për “Neës 24” se dy studio ligjore, i kanë sugjeruar që mos të merret fare me këtë gazetë.
“Është një fletushkë spekulative. Kam vajtur në Vjenë dy herë. Kam takuar dy nga studiot që merren me çështjen e mediave për shpifje. Kam takuar dhe miqtë e mi politikanë që merren me gjëra të mëdha. Më thanë se; ‘do i bësh nder kësaj fletushke. Ajo këtë natyrë ka, bën lajme spekulative. Gjyqin ta marrim ne përsipër, se fiton. Nga ky proces do fitosh 10 mijë euro dëmshpërblim, ata do publikojnë lajmin. Por ti do i bësh nder kësaj gazete. E fitove ti këtë proces pas 2 vitesh, pastaj këta do marrin një porosi që të shkruajnë diçka për ty. Do thonë; Ilir Meta ishte në Sheraton në Vjenë. Aty do gjejnë që ka qenë ndonjë nga Rusia apo Bjellorusia. Do nisësh një proces tjetër me ta, se këta këtë punë kanë’. Pra, kjo është historia me të famshmen gazetë e ‘madhe’. E madhe është vetëm e vërteta. E vërteta është vetëm në Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara.”– tha Meta.
Lidhur me akuzat, Meta tha se mendohet mirë kur hedh firmën dhe se është i pastër. “Dëborë e bardhë” shprehet ai.
“Ilir Meta kur e hedh firmën mendohet shumë. Ua kam lënë atyre kundërshtarëve që më kanë akuzuar zyrat dhe pushtetet. Mali i fakteve në shtator e kalon malin e SPAK-ut. Të vazhdojnë ata të merren me bedelat që u hedh Edi Rama.
E bëri bedel një ish-ministër të brendshëm por vajti në nivelet më të larta. I kemi krijuar probleme edhe Europës me kriminalitetin tonë që kapo ka Ramoviçin. Është ai që ka urdhëruar Agaçin që brenda ditës të kalojë 14 vendime qeverie. Është ai që vazhdon paguan edhe sot për ata që janë në Vjenë që janë vetëm formalisht pronarë të këtij biznesi.
Edi Rama edhe kur të takon diçka me ligj nuk ta jep pa të mbajtur diçka peng. Kështu që jo vetëm Inceneratorët. Do të vazhdojë. Nuk na e shmang neve fare përqendrimin. Nuk mënjanohemi dot nga shpikjet verore. Të jeni të sigurt që do të ketë hetime për moshetimet e kryera.”– shtoi ai.