Ish-presidenti dhe kryetari i PL-së Ilir Meta ka komentuar lajmin për shkarkimin e Edvin Shvarcit nga presidenti i ri Bajram Begaj.
Meta tha se shpresonte që ky të ishte thjesht “një lajm vere” dhe jo lajm i vërtetë. Sipas tij mund të jetë qarkulluar me qëllim në mediet pranë qeverisë, për të shmangur vëmendjen nga aferat.
“Shpresoj të jetë muhabet vere edhe ky, se s’besoj të jetë e vërtetë për arsye sepse ai ka qenë gjithmonë një institucion i palëvizshëm në këtë institucion të shtetit tonë dhe ndoshta është edhe ky lajm i qarkulluar nga mediat e Fugës për të shmangur vëmendjen nga aferat e inceneratorëve, afera e Portit të Durrësit dhe afera të tjera.”– deklaroi Meta për “News 24”.
Dy ditë më parë në media qarkulloi një dokument, sipas të cilit presidenti Bajram Begaj ka shkarkuar nga posti i tij Edvin Shvarcin, djalin e përkthyesit me origjinë hebreje, Robert Schvarc.
Vendimi ka ngjallur jo pak reagime e neveri në rrethe politikanësh e gazetarësh.