Vendosni fjalën kyçe....

Meta: SPAK le t’i kërkojë lobimet e LSI-së në SHBA, afera e inceneratorëve do i djegë të gjithë ata që janë përfshirë


Kreu i Partisë së Lirisë ka pohuar sot se SPAK-u mund t’i kontrollojë të gjitha lobimet e LSI-së që janë në departamentin e drejtësisë në SHBA.

Në një deklaratë nga Jala ku ndodhet në kampin veror të të rinjve të partisë, Meta theksoi se afera e inceneratorëve do i djegë të gjithë ata që janë të përfshirë.

Po kështu ai paralajmërse do ketë hetime mbi moshetimet e prokurorisë për çështjen në fjalë.

“SPAK le të kërkojë të gjitha lobimet e LSI, janë në departamentin e drejtësisë në SHBA. Ndihem i vlerësuar nga sulmet e mafias në qeveri, më motivon për më shumë. Afera e djegësave do t’i përvëlojë të gjithë përgjegjësit dhe ata që janë përfshirë në të. Presionet ndaj SPAK-ut, Rama i ka me zë dhe me figurë. Do të ketë dhe hetime për moshetimet. Drejtësia është monopol i popullit, populli do të jetë gjykatësi më i mirë shumë shpejt.” – tha Meta.