Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë Brisida Shehaj ka reaguar pas deklaratës së Gjendjes Civile për SPAK-un se kreu i partisë Ilir Meta nuk i ka ndryshuar kurrrë gjeneralitetet e tij.
Shehaj i drejtohet SPAK-ut duke pyetur mos do dërgojë letërporosi në Maltë, Bullgari, Zimbabve, Zvicër, Itali e Austri lidhur me deklaratat bankare të kompanisë që ka marrë me koncesion inceneratorët Integrated Energy të Klodian Zotos.
Shehaj i bën thirrje SPAK-ut që të kontrollojë pagesat e një kompanie në Bullgari në muajin shkurt 2021.
Po kështu Shehaj njofton se shumë shpejt do ketë të tjera fakte për inceneratorin e Tiranës, i cili ende nuk është sekuestruar.