Vendosni fjalën kyçe....

“Ta shporrim këtë qeveri që po shpopullon vendin e punon për një pakicë të vogël e të babëzitur, na pret një shtator i jashtëzakonshëm”


Kreu i Partisë së Lirisë Meta denoncoi me tone të forta shpopullimin e vendit duke thënë se për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij që punon për një pakicë të vogël e të babëzitur janë çastet e fundit.

Gjatë fjalës së tij para të rinjve në kampin e Jalës, Meta tha se shqiptarët nuk kanë atdhe për të humbur e se rinia nuk mund të largohet më nga vendi.

Ai paralajmëroi një shtator të nxehtë duke thënë se do jetë pranverë e jashtëzakonshme edhe pse shumë e vonuar.

“Nuk kemi atdhe për të humbur, për të braktisur sepse ne si popull shqiptar jemi të lidhur ngushtë me vendin tonë, me qytetin tonë. Hajde të bashkohemi të shporrim këtë qeveri që punon për një pakic të vogël të babëzitur dhe që nuk e lidh asgjë me vendin tonë të mrekullueshëm, historinë e të ardhmen tonë e t’i japim Shqipërisë shkëlqimin që meriton edhe ajo është rinia. Rinia në veprim, rinia në vendimmarrje, në çdo hap e çdo vendim të jetës sonë dhe aktivitetit tonë. Nuk duam më të jemi vendi i parë në kontinent për t’u larguar. Duam një rini që qëndron këtu dhe ndryshon vendin e gëzon familjet që kanë investuar kaq shumë. Partia e Lirisë është partia e rinisë. Kam besim se javët e para të shtatorit do jenë një pranverë e jashtëzakonshme edhe pse shumë e vonuar. S’ka më ndeshje të trukuara. It’s the final countdoën.” – tha Meta.