Një aksident ka ndodhur në Gjermani, ku qindra arka birre ranë në rrugë nga rimorkio e një kamioni.
“Pijedashësit e birrës duhet të bëhen të fortë tani! Më shumë se 370 arka birre rrëshqitën nga rimorkioja e një kamioni. Mijëra shishe të thyera shtrihen në rrugë, e cila tani është e lagur me birrë.”– shkruan gazeta gjermane Bild.
Aksidenti ndodhi rreth orës 9:30 të mëngjesit në një kthesë, ku kamioni sapo kishte dalë nga fabrika e birrës. Një pjesë e ngarkesës rrëshqiti nga riomorkio dhe shishet u thyen në asfalt duke e lagur me birrë.
Një zëdhënës i policisë tha për BILD: “Me sa duket kutitë nuk ishin të siguruara siç duhet, përndryshe nuk do të kishte ndodhur.” Shtegu i birrës në asfalt shtrihet mbi 78 metra. Tashmë zjarrfikësja dhe policia janë në shërbim për pastrimin e vendit të aksidentit. Rruga aktualisht është plotësisht e mbyllur. Operacioni do të zgjasë të paktën deri në orën 13:00.
“Ne kemi nevojë për pajisje të rënda për të pastruar të gjitha arkat e birrës dhe shisheve të thyera. Pas kësaj duhet të vijë një fshirës.”– tha zëdhënësi i policisë.
Për fat të mirë, jo e gjithë ngarkesa humbi në aksident. 230 arka birre mbetën ende të paprekura dhe mund të dorëzohen nga shoferi i padëmtuar pasi të jetë pastruar vendi i aksidentit.