Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Luçiano Boçit: Inceneratori i Elbasanit si burg i sigurisë së lartë, punonjësit trajtohen si skllevër


Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar një denoncim lidhur me inceneratorin e Elbasanit, që sipas tij është kthyer si një burg i sigurisë së lartë, pasi hyrja atje duket një emision i pamundur.

Sipas Boçit, ky incenerator nuk punon që prej muajit dhjetor pasi për ta mbajtur në aktivitet atë, duhen gati 15.000 litra naftë dhe bashkia nuk e përballon dot.

“Inceneratori nuk është as në remont sepse ka që në dhjetor i fikur.

Për ta ndezur e për ta mbajtur në aktivitet atë, duhen gati 15.000 litra naftë. Bashkia Elbasan gjysëm e falimentuar, nuk e përballon dot.

Energjia e pretenduar për prodhim as nuk mund të mendohet.

Ndërkohë nga mungesa e funksionit, pothuaj të gjitha valvolat dhe filtrat kanë dalë jashtë përdorimit dhe kostoja e zëvendësimit është e lartë.”– shkruan ai.

Po ashtu ai thotë se punonjësit atje trajtohen si skllevër dhe marrin vetëm 290 mijë lekë të vjetra në muaj edhe pse bëjnë një punë të rëndë. Deputeti ka publikuar edhe një mesazh që sipas tij i është dërguar nga një punonjës, i cili tregon se çdo mëngjes atyre u duhet të dorëzojnë edhe telefonat celularë para se të nisin punën.

SHKRIMI I BOÇIT

INCENERATORI SI ALKATRAZ

Hyrja për në inceneratorin e Elbasanit është mision i pamundur.

Ngjan me një burg të sigurisë së lartë.

Gazetarët konsiderohen rrezik dhe ndalohen.

Punonjësit kontrollohen me detaje.

Mendoni se e gjithë kjo siguri është për të ruajtur plehrat?!

A mos vallë arsyeja e kësaj sigurie është imunizimi nga spiunët rusë që ata të mos mund të vjedhin teknologjinë unike të Ramës të grabitjes së parave?!

As njëra e as tjetra!

Arsyeja është pengimi i shfaqes së korrupsionit që është bërë dhe vazhdon të bëhet me 27 milion eurot e grabitura nga Rama.

Inceneratori nuk është as në remont sepse ka që në dhjetor i fikur.

Për ta ndezur e për ta mbajtur në aktivitet atë, duhen gati 15.000 litra naftë. Bashkia Elbasan gjysëm e falimentuar, nuk e përballon dot.

Energjia e pretenduar për prodhim as nuk mund të mendohet.

Ndërkohë nga mungesa e funksionit, pothuaj të gjitha valvolat dhe filtrat kanë dalë jashtë përdorimit dhe kostoja e zëvendësimit është e lartë.

Personeli është i përgjysmuar dhe nuk ka asnjë specialist.

Puna është tërësisht manuale, si dikur në fushën klasike të plehrave.

Punëtorët trajtohen si skllevër dhe paguhen po si skllevër modernë. Vetëm 290 mijë lekë të vjetra, ne shi, diell, mes helmeve dhe plehravez

Si në një procesion burgu, punonjësit detyrohen të dorëzojnë telefonat, a thua po hyjnë në Langley e jo në një fushë me male plehrash, nga frika e drejtuesve se mos faktojnë me foto skandalet brenda në incenerator.

Ndërsa SPAK që e ka në sekuestro burgun nuk sheh se si krimi i korrupsionit bën teatër para syve të tij!