Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Kampionë si Florian Marku e Luiza Gega të ndërtojnë akademi me mbështetjen e qeverisë


Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e sotme në nderim të boksierit Florian Marku, i ftoi kampionët si ai dhe atletja Luiza Gega të ndërtojnë akademi për të rinjtë në vendin tonë. Kjo me mbështetjen e qeverisë.

“Kampionë si Floriani janë të mirëseardhur të kontribuojnë të ndërtojnë me mbështetjen tonë akademitë e boksit, mundjes, kampionë si Luiza e me radhë mund të hapin rrugët e tyre për të sjellë të tjerë pas vetes e për t’u bërë frymëzim me shembullin e tyre që provon së asgjë nuk është e pamundur nëse ke fuqinë e këmbëngulej për të ndjekur ëndrrën.” – tha Rama gjatë fjalës së tij.

Kryeministri theksoi se ky është viti ku qeveria do i japë një shtysë të re sportit, duke angzhuar mbi 650 skuadra volejbolli, basketbolli në sistemin arsimor të regjistruara për të hyrë në kalendarin e parë të aktivitetit sportiv shkollor të organizuar.