Vendosni fjalën kyçe....

Furgoni përplaset me kafenenë në Bruksel, 6 të plagosur, shoferi ia mbath


Një furgon është përplasur me një kafene të vendosur buzë rruge në Bruksel, duke marrë përpara 6 persona. Shoferi që qëndronte pas timonit pas aksidentit është larguar me vrap.

Fillimisht ishte e paqartë nëse ishte një aksident apo një veprim i qëllimshëm.

Sipas një zëdhënëseje të policisë, burri e futi makinën në kafene pak para orës 13:00 të së premtes. “Punonjësit e shpëtimit arritën shumë shpejt dhe u kujdesën për gjashtë persona të lënduar lehtë në vend.”– citohet të ketë thënë zëdhënësja e policisë nga mediet belge.

Kryebashkiaku i Brukselit i tha gazetës belge “Le Soir” se burri po ngiste “me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe”. Turistë dhe banorët vendas kishin qenë të ulur në zonën e jashtme të kafenesë.

Furgoni, u gjet i braktisur rreth një milje larg vendit të ngjarjes menjëherë pas krimit. Pas një kërkimi dy orësh, burri u arrestua në Antëerp, rreth 45 kilometra larg. Sipas “Daily Mail”, autoritetet belge e ngritën nivelin e kërcënimit terrorist në nivelin 3. Por më pas Policia ka njoftuar se përjashtohet pista e terrorizmit në këtë incident.