Gjendet një makinë e djegur në fshatin Dritas, shumë pranë Rinasit. Sipas televizionit “News 24” mjeti i llojit “Volkswagen Touareg” i djegur është gjetur pak ditë më parë në një nga tunelet e këtij fshati.
Mjeti rezulton i vjedhur në muajin janar në zonën e Komisariatit Nr.3.
Hetuesit kanë dyshime se makina e djegur dyshohet se është përdorur në ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vendin tonë.
Hetuesit janë duke u parë edhe kamerat e sigurisë, për të zbardhur sa më shumë rreth mjetit dhe kush mund ta ketë përdorur atë. Ka pasur dyshim se ky automjet është përdorur nga një personazh i krimit të zonës së Niklës.
Pas raporteve në media, Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me makinën e gjetur në tunelet e Dritasit.
Në njoftim thuhet se duke qenë se automjeti është shkrumbuar, është e vështirë dallimi i elementeve identifikuese të tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.08.2022, jemi njoftuar se në fshatin Dritas, Njësia Administrative Zall-Herr, është gjetur një automjet i djegur plotësisht.
Duke qenë se automjeti ka qenë i djegur plotësisht ka qenë e vështirë për shërbimet e Policisë dallimi i elementeve identifikuese të tij.
Gjatë këtyre ditëve, ka vijuar puna intensive nga ana e strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.