Vendosni fjalën kyçe....

Hyrja në xhaminë e Et’hem Beut me pagesë? Stafi shpjegon biletën e bërë virale: Është kontribut vullnetar


Stafi i xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë ka reaguar pas lajmeve se hyrja në objektin fetar është bërë me pagesë nga KMSH.

Në njoftimin për mediet, thuhet se bileta që ka qarkulluar online është bërë në koordinim të Myftinisë në bashkëpunim me operatorët turistikë për vizitorët e huaj, por se askush nuk detyrohet të paguajë. Theksohet se është vetëm një kontribut vullnetar i mirëpritur nga çdokush.

“Bileta në fjalë është një iniciativë e myftinisë në koordinim me operatorët turistikë, që zhvillojnë guida me turistët e huaj në kryeqytetin tonë. Ajo nuk është detyrim dhe nuk pengon vizitën në xhami. Asnjë turist nuk detyrohet ta paguajë atë, është thjesht kontribut vulnetar, gjë e cila është mirëpritur nga çdokush.”– thuhet në reagimin publik.

Sipas njoftimit kjo është një praktikë e njohur botërisht dhe bëhet për të shërbyer si ndihmë modeste për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Xhamisë të saporestauruar të Ethem Beut.

Reagimi i stafit të xhamisë së Et’hem Beut:

Sqarim për besimtarët dhe opinionin publik. Në rrjetet sociale dhe në disa media po qarkullon kjo biletë, e lëshuar nga Myftinia Tiranë, përkatësisht stafi drejtues i Xhamisë Et’hem Beu.

Sqarojmë si më poshtë vijon:

1-Besimtarët dhe gjithë qytetarët shqiptarë, që duan të vizitojnë Xhaminë Et’hem Beu mund ta vizitojnë atë lirisht, të kryejnë adhurime dhe të sodisin bukuritë e saj të rralla siç kanë bërë për shekuj.

2-Bileta në fjalë është një iniciativë e myftinisë në koordinim me operatorët turistikë, që zhvillojnë guida me turistët e huaj në kryeqytetin tonë. Ajo nuk është detyrim dhe nuk pengon vizitën në xhami. Asnjë turist nuk detyrohet ta paguajë atë, është thjesht kontribut vulnetar, gjë e cila është mirëpritur nga çdokush.

3-Duke qenë se kjo është një praktikë e njohur botërisht, Myftinia Tiranë ndërmori këtë nismë për të shërbyer si ndihmë modeste për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Xhamisë të saporestauruar të Ethem Beut.

4-Duke marrë përgjegjësinë për moskoordinimin, njoftimin dhe sqarimin e detajuar rreth kësaj çështjeje, hedhim poshtë çdo keqinterpretim, manipulim dhe shpifje të stisur pasditen e sotme.

Ndërkohë nisma në fjalë s’ka të bëjë aspak me besimtarët, që vinë të falen në xhami. Xhamia Et’hem Beu ka qenë gjithmonë dhe është e hapur pa pagesë për të gjithë besimtarët dhe qytetarët.

Me respektin maksimal,

Stafi i Xhamisë Et’hem beu