Një humbje jete është regjistruar në vend së fundmi lidhur me koronavirusin e ri.
Personi që ka humbur jetën është një 47-vjeçar nga Pogradeci.
Që prej shpalljes së pandemisë, Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 3581 viktima lidhur me Covid-19.
338 raste të reja janë gjetur nga 1108 testime ditore. Në spital po mjekohen 19 pacientë.