Kthehet në kaos një koncert i reperit Wiz Khalifa që po zhvillohej mbrëmjen e së premtes jashtë Indianapolis. Kjo pas një alarmi të rremë për të shtëna me armë.
Fansat u larguan me nxitim nga skena drejt daljeve, duke bërë që shumë prej tyre të shtyheshin apo të shkelnin njëri-tjetrin.
Shooting at wiz Khalifa Indy show pic.twitter.com/xc7EFbQfSA
— Bradengragido (@grabyogat) August 27, 2022
Qendra Muzikore Ruoff ku po zhvillohej eventi, është një vend në natyrë, ka një kapacitet prej pothuajse 25 mijë personash me hyrje në lëndinë dhe ulëse me biletë.
Siç raporton NYT, tre pjesëmarrës të koncertit u transportuan në spital me lëndime të lehta. Policia nuk ka mundur të gjejë një armë në vendngjarje.
Ian Hansen, 21 vjeç, nga Indianapolis, po e shikonte shfaqjen nga lëndina kur dëgjoi zhurmën që shpërtheu në fund të setit të Wiz.
Disa pjesëmarrës të koncertit u futën në mediat sociale duke pretenduar se kishte pasur të shtëna. Por Hansen dhe policia lokale nuk mund t’i konfirmonin këto raporte.
“Nuk e di nëse kam dëgjuar një të shtënë… ajo që di është se pashë njerëz që vraponin drejt skenës.”- tha Hansen për The Post përmes telefonit. “Dhe sapo njerëzit filluan të vrapojnë drejt rrugës sime, ishte një lloj efekti i turmës dhe ne filluam të iknim nga vendi i ngjarjes vetëm për t’u larguar nga gjithçka që ndodhte.”
Një reporter i IndyStar, Rory Appleton, tha se pati një përvojë të ngjashme në shfaqje.
“Njerëzit po bërtisnin për të shtënat. Të gjithë dolëm jashtë… u ngjitëm nëpër gardhe, bëmë gjithçka për të dalë.”– shkroi ai në Twitter.
Shumë pa dyshim kanë përjetuar frikë duke kujtuar të shtënat masive në festivalin e muzikës në Las Vegas të vitit 2017 apo pas rrëmujës fatale gjatë performancës së Travis Scott në Astroworld vitin e kaluar.
😪wiz Khalifa & Logic Concert Shooting : Mane They Could Of Waited !! Always messing up sum #wizkhalifa #concert #viral #logic #musicruroff #noblesville pic.twitter.com/eGZUpkIKnb
— ShrimpAhh🤣🦐 (@robeytv_) August 27, 2022