Vendosni fjalën kyçe....

‘Po përballemi me katastrofë kombëtare, qeveria duhet të ndërhyjë menjëherë për çmimet e energjisë – Kryebashkiaku i Londrës


Mbretëria e Bashkuar po përballet me një ‘katastrofë kombëtare’ nëse qeveria nuk vepron menjëherë për të zgjidhur krizën energjetike, paralajmëroi kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan pasi rregullatori i energjisë Ofgem njoftoi se kufiri i çmimit në faturën mesatare të energjisë do rritet në 3,549 stërlina nga tetori.

Khan i bëri komentet të premten pasi Ofgem njoftoi rritjen me 80% të çmimit, pasi familjet britanike në vështirësi përballen me atë që kryetari tha se do ishte një ‘dimër i zymtë’.

Kufiri i ri i çmimit është pothuajse trefishi i asaj që ishte tetorin e kaluar kur u ngrit në 1,277 stërlina.

“Me çmimet e energjisë në rritje dhe më shumë familje që përpiqen të përballojnë bukën e gojës, kjo qeveri duhet të reagojë dhe të ndërmarrë veprime urgjente tani.” – tha Khan, duke argumentuar se qeveria ‘ka dështuar vazhdimisht’ për të ndërhyrë dhe ministrat ‘duhet të veprojnë tani për ta parandaluar këtë pasi kriza e kostos së jetesës po kthehet në një fatkeqësi kombëtare’.

Britanikët ‘dëshpërimisht duhet të dinë’ se cili është plani i veprimit i Ëestminster-it, shtoi Khan. Khan bëri thirrje për një ngrirje të menjëhershme të faturave dhe futjen e një ‘tarifa të palëvizshme ‘ për të siguruar që më të cenuarit në shoqëri të marrin një sasi të caktuar energjie falas.

Ndërkohë, Kongresi i Sindikatave tha të premten se çmimet e energjisë tani po rriten 35 herë më shpejt se pagat dhe 57 herë më shpejt se përfitimet, duke paralajmëruar një situatë ‘katastrofike’ nëse ngrirja e faturave nuk zbatohet.

Jonathan Brearley, shefi ekzekutiv i Ofgem, pranoi se rritja e çmimit do të ketë një ‘ndikim të madh’ në familjet në të gjithë Britaninë, të cilat do duhet të marrin ‘vendime të vështira’.