Mbretëria e Bashkuar do i sigurojë Ukrainës drone nënujore, të cilët do të përdoren nga Kievi për pastrimin e minave, pasi vendi mbetet i bllokuar në luftë me Rusinë, zbuloi të shtunën Ministria e Mbrojtjes.
Në total, gjashtë dronë nënujorë do dorëzohen, ndërsa Mbretëria e Bashkuar gjithashtu do ofrojë stërvitje përkatëse për ushtarët ukrainas në tokën britanike, thuhet në deklaratë. Ministria vazhdoi duke thënë se tre drone do sigurohen nga stoqet e Mbretërisë së Bashkuar, me tre të tjerë që do të prokurohen nga industria e mbrojtjes.
Automjetet janë projektuar për t’u përdorur ‘në mjedise të cekëta bregdetare’ në një thellësi deri në 100 metra, tregoi ministria, duke shtuar se dronët supozohet të identifikojnë minat, duke lejuar marinën ukrainase t’i nxjerrë ato.
Sipas deklaratës, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA do të stërvisi dhjetëra ushtarë të marinës ukrainase për të përdorur dronët gjatë muajve të ardhshëm, me grupin e parë që tashmë ka nisur stërvitjet.
Pastrimi i minave duhet të bëhet sa më shpejt pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia në fund të korrikut, e cila ka zhbllokuar eksportet e grurit në Detin e Zi dhe synon të mbajë rrugë të sigurta tranziti.