Vendosni fjalën kyçe....

“Ç’u bë u bë” – Akuzohet se vrau të atin, lihet ne burg 37-vjeçari në Mallakastër


Gjykata ka lënë në burg 37-vjeçarin me iniciale M.M. i cili akuzohet se vrau të atin në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, më 25 gusht rreth orës 21 e 30. Gjatë dëshmisë në seancën gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë, i akuzuari mësohet të ketë thënë: “Çfarë u bë, u bë.”

Dyshohet se 37-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Debati në familje nisi pasi viktima i kërkoi të birit të gjente një punë e të mos rrinte kot pasi nuk kishte mundësi ta mbante.

Pas kësaj, M.M. e ka shtyrë me duar të atin duke e rrëzuar në tokë e më pas dyshohet se e ka goditur me sendet të forta në kokë duke i marrë jetën.