Vendosni fjalën kyçe....

Historia e rrallë e 15 vjeçares së talentuar italiane Lara Colturi që vendosi të garojë për Shqipërinë në ski


Historia e rrallë e 15-vjeçares italiane që do përfaqësojë Shqipërinë në gara ndërkombëtare të skive.

Bëhet fjalë për adoleshenten e talentuar Lara Colturi. E lindur nga dy prindër italianë, kampiones olimpike italiane Daniela Ceccarrelli dhe Alessandro Colturi-t, ajo është stërvitur në nivele të larta dhe i ka fituar thuajse të gjithë trofetë kombëtarë dhe ndërkombëtarë në ski.

Ajo është regjistruar në bazën e të dhënave të federatës ndërkombëtare të skive si sportiste nga Shqipëria dhe jo Italia, vendi i saj i origjinës.

Lara Colturi, e ëma Daniela Ceccarrelli dhe djali i familjes kanë marrë në maj të këtij viti pasaportën shqiptare, duke vendosur të garojë për Tiranën zyrtare.

“Ajo po vjen nga një varg fitoresh në Amerikën e Jugut. Kjo është edhe më e mahnitshme kur shikon kombin që ajo përfaqëson: Shqipërinë. Megjithatë, skiatorja e re nuk është askush tjetër veçse vajza e italianes Daniela Ceccarelli, kampione olimpike në super slalom në vitin 2002.” – shkruan ‘Le Dauphine’.

Por si shpjegohet që një kampione e rrallë, që do e kishin zili të kishin në kombëtaren e tyre shtete me traditë në ski, zgjodhi Shqipërinë?

Historia e skiatores 15-vjeçare është e pazakontë. Vajza e italianes Daniela Cecarelli, kampione olimpike në super-G në vitin 2002, nuk konkurron për të njëjtin komb të nënës së saj të shquar, por ka zgjedhur të mbrojë ngjyrat e Shqipërisë.

Pse kjo zgjedhje? Argumenti i parë do të ishte dëshira për ndërtuar një projekt familjar rreth Larës. Në fakt, ajo ka ndërtuar një strukturë private, të titulluar ‘Golden Cecarelli Team’ me trajnere nënën e saj Daniela Ceccarelli.

“Për ne është e rëndësishme dhe thelbësore që Lara të ndjekë projektin e familjes, shpjegon ajo në faqet e Corriere della Sera. Me Shqipërinë do të mund të ketë qasje të pakufizuar në gara ndryshe nga sa do të kishte ndodhur nëse do të garonte për Italinë.” – deklaron e ëma.

Zgjedhja e telentes 15-vjeçare ka shkaktuar jo pak polemika në vendin fqinj megjithatë vendimi është marrë pas vlerësimeve të gjata dhe të kujdesshme, siç ka shpjeguar më herët e ëma Daniela Ceccarelli, e emëruar edhe drejtore teknike e kombëtares shqiptare, e cila ka theksuar se shkaqet nuk janë aspak ekonomike.

Lara është rritur në ekipin e artë të Ceccarelli-t, shkollën e skive të drejtuar nga prindërit e saj. Që në fëmijëri ajo është stërvitur me programe specifike për t’u përgatitur për nivelin e lartë. Në kampionatin e fundit italian, ende fëmijë ajo fitoi në sllallom dhe super-G.

Në kampionatin e fundit ku mori pjesë, në ‘El Colorado Women Giant Slalom’ që u zhvillua në Kili, Colturi u rendit në vendin e parë.