Vendosni fjalën kyçe....

I hidhet tritol në çatinë e banesës një personi në Krujë


Një sasi tritoli ështe hedhur në banesën e një personi në Krujë.

Banesa ku u hodh tritoli i përket shtetasit Altin Keqi, banues në lagjen ‘Borati’.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Keqi është pronar i dy serviseve të celularëve në Krujë e Fushë Krujë ndërsa dyshohet se sulmi ka ardhur për shkak të konkurrencës.