Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare ish- pastiçeri i Shtëpisë së Bardhë, u shërbeu 5 presidentëve


Ndahet nga jeta Roland Mesnier, pastiçeri i Shtëpisë së Bardhë me origjinë franceze, i cili ka gatuar ushqime të shijshme për pesë presidentë amerikanë. Ai ishte 78-vjeç.

Mesnier u punësua për herë të parë gjatë presidencës së Jimmy Carter në vitin 1979 dhe doli në pension në vitin 2004 kur president ishte George W Bush.

Shoqata Historike e Shtëpisë së Bardhë njoftoi në faqen e saj të internetit se Mesnier vdiq të premten “pas një sëmundjeje të shkurtër”.

Roland Mesnier ka shkruar në librin e tij në 27 vitet që ka punuar në Shtëpinë e Bardhë, ai kurrë nuk shërbeu dy herë të njëjtën pjatë.

Siç shkruan BBC, Mesnier e nisi karrierën e tij në një restorant fshati në Francë, më pas ndërtoi reputacionin e tij duke punuar në hotele të mëdha në Paris, Hamburg, Londër dhe në Bermuda, përpara se të bashkohej me stafin e rezidencës presidenciale.

Ai thuhet se u punësua pasi i bëri përshtypje zonjës së parë Rosalynn Carter duke u zotuar se do të fokusohej në ëmbëlsira më të lehta si frutat.

“Kam kujtime kaq të bukura nga shefi Mesnier.”– shkroi në Twitter ish-zonja e parë Hillary Clinton.

Fondacioni dhe Instituti Presidencial Ronald Reagan gjithashtu reagoi pas këtij lajmi duke thënë se “pasioni, angazhimi dhe dashuria e Mesnier për punën e tij do të mbahet mend gjithmonë”.