Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku thotë se papët që japin dorëheqjen janë të përulur


Papa Françesku edhe një herë tjetër ka përcjellë mesazhe që lënë të kuptojnë se ai mund të japë dorëheqjen.

 Në një vizitë në Italinë qendrore të dielën ai vlerësoi përulësinë e një prej papëve të rrallë në histori që dha dorëheqjen me dëshirë, në vend që të sundojë përgjithmonë.

Fjala është për Papën Benedikti XVI, i cili në vitin 2013 u bë Papa i parë në rreth 600 vjet që dha dorëheqjen me dëshirë.

“Në sytë e njerëzve, të përulurit shihen si të dobët dhe humbës, por në realitet ata janë fituesit e vërtetë sepse janë të vetmit që besojnë plotësisht te Zoti dhe e njohin vullnetin e tij.”– tha Papa 85-vjeçar.

Edhe në të kaluarën, Françesku e ka vlerësuar guximin e Benediktit.

Kur Vatikani njoftoi në qershor për udhëtimin e Papa Françeskut në L’Aquila, nxiti spekulimet se kjo vizitë mund të parashikojë një njoftim për dorëheqje. Megjithatë, në një intervistë me Reuters 85 vjeçari qeshi me idenë, duke thënë se “nuk më ka shkuar në mendje”, por e ka lënë të hapur mundësinë që ai të largohet për arsye shëndetësore në të ardhmen e largët.