Një 34-vjecar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten në banesë.
Kjo e fundit është proceduar në gjendje të lirë pasi ka goditur me thikë bashkëshortin gjatë përplasjes.
I arrestuari është personi me iniciale F.Gj, ndërsa bashkëshortja e tij A.N.
Njoftimi
“Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë)”.