Lajmi i arritjes së marrëveshjes dje mes Kosovës e Serbisë për njohjen e dokumenteve identifikuese respektive gjeti jehonë edhe në politikën në Shqipëri.
Krerët e shtetit si dhe drejtuesit e partive opozitare e përshëndetën arritjen e një marrëveshjeje të tillë që sipas tyre i hap rrugën normalizimit të marrëdhënieve dhe çel rrugën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tjera mes dy vendeve.
Ajo që bie në sy në reagimet e tyre është se kryeministr Rama, ndryshe nga Begaj, Berisha e Meta e ka vënë Serbinë para Kosovës në poostimin e tij.
“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot.” – ka shkruar Rama në Twitter.