Një sherr ka ndodhur këtë të diel në Sarandë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Sipas uniformave blu, 37-vjeçari me inicialet E.M., është paraqitur sot në spital për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se ai kishte mbetur i lënduar pas një konfrontimi fizik me një person tjetër në Ksamil.
“Sot, në spitalin e Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 37 vjeç, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasin G. Z, në Ksamil. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për shoqërimin e shtetasit G. Z, të përfshirë në këtë konflikt.”– bën me dije Policia.