Vendosni fjalën kyçe....

Vdes befas në gjumë në moshën 37-vjeçare kampioni skocez i garave malore me biçikletë


Kampioni skocez i garave malore me biçikletë Rab Wardell ka ndërruar jetë vetëm disa ditë pasi fitoi kampionatin skocez MTB XC.

‘Scottish Cycling’ konfirmoi lajmin duke thënë se Wardell vdiq në gjumë, në moshën 37-vjeçare.

Ajo tha në një deklaratë në Twitter: “Jemi të trishtuar të njoftojmë lajmin se çiklisti ndërkombëtar dhe ish-punonjësi i malit, Rab Wardell, ka ndërruar jetë sot. Ne kemi shumë pak informacion në këtë fazë, por i dërgojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë familjes së tij, miqve dhe të gjithë atyre në komunitetin tonë që e njohën atë. Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e familjes së Rab në këtë kohë tepër të trishtuar.”

Wardell fitoi titullin elitar së meshkujve në Kirroughtree Forest të dielën.

British Cycling e nderoi atë duke thënë në një deklaratë: “Rab ishte një kampion, mik dhe ambasador i shkëlqyer për sportin tonë. Mendimet tona janë me familjen e tij.”