Vendosni fjalën kyçe....

Vendi afrikan ndalon modelet e bardha nga reklamat


Reklamat nigeriane do duhet të mbështeten vetëm te modelet vendase dhe artistët e zërit në të ardhmen, njoftoi qeveria e kombit afrikan këtë javë. Ndryshimet e politikave do hyjnë në fuqi më 1 tetor.

“Të gjitha reklamat dhe materialet e komunikimit të marketingut duhet të përdorin vetëm modele nigeriane dhe artistë zëdhënës.” – tha në një deklaratë të martën Këshilli Rregullator i Reklamimit i Nigerisë (ARCON). Fushatat e tanishme reklamuese që përdorin talentë të huaj do lejohen të vazhdojnë, por asnjë leje e re për fushata të ngjashme nuk do lëshohet nga autoritetet përkatëse, shtoi agjencia qeveritare.

Masa është në përputhje me politikën e qeverisë për ‘zhvillimin e talenteve vendas, duke përfshirë rritjen ekonomike’ dhe mbështetjen e industrisë vendase të reklamave, thuhet në deklaratë. Nigeria më parë ishte shumë e varur nga modelet e huaja dhe specialistët e zërit në reklamat e saj, duke përfshirë modelet e bardha dhe zërat me theks britanik, sipas The Times.

Qeveria ka kohë që i ka luftuar këto tendenca. Qeveria më parë kërkoi që kompanitë që tërheqin talente të huaj duhet të paguajnë një tarifë prej 100,000 naira (rreth 240 dollarë) për çdo model të huaj të përdorur në një reklamë, raportoi gazeta britanike.

“10 deri në 20 vjet më parë, nëse do kontrollonit reklamat, do thosha se ato ishin pothuajse 50/50 për sa i përket fytyrave të huaja dhe të gjitha zërat ishin thekse britanike.” – tha për The Times, Steve Babaeko, kreu i shoqatës së reklamave nigeriane. Korporatat shumëkombëshe si Coca-Cola ose LG u mbështetën në fushatat e tyre globale të reklamave në Nigeri, të cilat gjithashtu shfaqnin modele të bardha.

Sipas Babaeko-s, rregullorja e re thjesht po ‘kap hapin’ me ndjenjën kombëtare.

“Njerëzit do ju thonë: ‘Jemi rreth 200 milionë nigerianë. Po më thua se nuk gjete dot modele indigjene për këtë reklamë?’” – tha ai.

Kreu i ARCON, Olalekan Fadolapo, gjithashtu mbrojti rregulloren duke thënë se ‘reklama duhet të rezonojë me njerëzit’.

Të tjerë, si prezantuesja televizive nigeriane, Bolanle Olukanni, tha se ka të bëjë gjithashtu me konkurrencën midis kombeve afrikane pasi shumë reklama të demonstruara në Afrikë janë xhiruar në Kenia dhe Republikën e Afrikës së Jugut. Agjencitë nigeriane tani do duhet të xhirojnë reklamat e tyre në nivel lokal, tha ajo.