Vendosni fjalën kyçe....

Altin Goxhaj: Në Fondacionin Soros po ndodh një ‘intrigë’, e udhëhequr nga Jonas Rolett


Një nga personazhet më përfaqësues të Fondacionit Soros, Fron Nahzi ka goditur sot idenë dhe planin e Ballkanit të Hapur e sidomos kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama duke e paraqitur atë si një shërbëtor të presidentit serb Vuçiç e projektin në vetvete si interes i Beogradit.

Goditja nga Fron Nahzi është krejt e papritur duke qenë se Fondacioni Soros ka qenë promotori, sponsorizuesi e mbështetësi më i fuqishëm i nismës së Ballkanit të Hapur.

Goditja ngre disa pikëpyetje e sipas avokatit Altin Goxhaj bëhet fjalë për një komplot brenda vetë Fondacionit ku përballen dy rryma kryesore që përfaqësohen nga Jonas Rolett dhe djali i George Soros, Alex Soros.

Vlen të theksohet fakti se për terrenin shqiptar, Goxhaj ishte i pari që paralajmëroi varësinë dhe kapjen e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha nga Soros që në vitin 2013. Për vite me radhë, tezat e Goxhajt u anashkaluan por u rimorën një vit më parë nga Sali Berisha dhe grupi i tij, pasi Lulzim Basha e distancoi Berishën nga PD-ja.

Goxhaj shkruan se sulmi i Fron Nahzi ndaj Ballkanit të Hapur e Ramës ka të bëjë pikërisht me përplasjen mes dy rrymave në familjen Soros.

“Në tezën time të “Zogjtë e Qyqes së “Shoqërisë së Hapur”, problemi i Projektit të Ballkanit të Hapur është terren ku shfaqet përplasja e 2 rrymave kryesore të Familjes Soros, Alex Soros Vs Johnas Rolett, apo në terma lokalë Edi Rama Vs Kurti & Veliaj. Themeluesi i Fondacionit Soros në Tiranë, ish spiun i UDBsë, Fron Nahzi i përket rrymës Rolett, Kurti, Veliaj. Shkaku i vogël lokal është raporti Rama-Aleks që prish ekuilbrat e hierarkisë në territor, por shkaku real i madh është nxjerrja jashtë loje e gjithë establishmentit të vjetër brenda Mafies Soros në raport me Partinë Demokrate Amerikane (përfshi Deep State) nga zengjini i ri i Soros, Aleksi i vogël. Tashmë nevoja për konsolidim pozitash të Aleksit për të bindur babain për aftësinë për të çuar para legacynë e tij, ka cënuar gjithë pozitat e atyre që bënin punët e Georg Sorosit deri dje pasi u ka zënë rrugën dhe lidhjet e influencave dhe lobimeve.” – shkruan Goxhaj.

Sipas tij, Fron Nahzi i përket linjës së Rolett që në Shqipëri përfaqësohet nga kryebashkiaku i Tiranës Veliaj ndërsa Rama i përket linjës së Alex Soros.

Goxhaj thekson më tej se Alex Soros po tenton të nxjerrë jashtë loje establishmentin e vjetër në Fondacionin Soros, në raport me Partinë Demokratike në SHBA.

Ai e konsideron si luftë për pushtet atë që po ndodh. Në fund ai shkruan se Jonas Rolett përfaqëson lidhjet e Soros me Departamentin Amerikan të Shtetit prej 30 vitesh në atë që njihet si ‘Deep State’ dhe përlasja në vijim do përcaktojë edhe rrymën që do marrë drejtimin e Fondacioni Sorosnë vijim.