Presidenti Bajram Begaj duket se ka nisur përgatitjet për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Këtë të hënë kreu i shtetit i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për të tërhequr vendimin për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve vendore të vitit 2019.
Kjo në mënyrë që të caktohet se sa kohë iu ka ngelur nga mandati kryebashkiakëve të zgjedhur në zgjedhjet e kaluara.
Zgjedhjet vendore pritet të mbahen vitin e ardhshëm, në periudhën mes Majit dhe Prillit.