Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Partisë së Lirisë: Rama e Çuçi inauguruan nisjen e punimeve për ujësjellësin e Memaliajt pa u shpallur ende fituesi i tenderit me vlerë 4 miliardë lekë


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka dalë sot në një konferencë për mediet së bashku me kreun e kësaj force politike Ilir Metën, për të denoncuar nisjen e punimeve për një objekt që është ende në proces tenderimi.

Denoncohet projekti i investimit për ujësjellësin e Memaliajt. Sipas Vasilit, kryeministri Edi Rama dhe ministri Bledi Çuçi nisën më 7 prill të 2021-shit punimet për këtë ujësjellës, në një kohë kur ende nuk ishte shpallur fituesi i tenderit. Sot që bëhet denoncimi, projekti është ende në proces tenderimi.

“Bëhet fjalë për ujësjellësin e Memalijat dhe 100 fshatrave. Tenderi përkatës 4 miliardë e 800 milionë, për të cilin është bërë publik gjoja fillimi i punimeve, pikërisht më 7 prill të 2021-shit, pak ditë përpara fushatës elektorale. (transmetohet një kronikë ku shihte Çuçi dhe Rama).

Pra e patë vetë tabelën e madhe. Fiksojeni ju lutem.

Por çndodh?

Në fakt kryeministri, siç dihet grabitqar dhe hajdut siç është ka shkuar të inaugurojë një projekt i cili nuk është tenderuar akoma. Ju lutem materiali nr. 3.

Pra ky është tenderi i shpallur. Skandali, kjo është pjesa më e rëndë. Tenderi me shpallje fitues më 9 Prill, kurse kryeministri dhe ministri që në datën 7 pa mbaruar tenderi kanë vajtur dhe kanë filluar punimet.

Kontrata që lidhet për të filluar punimet është bërë në datën 6 qershor, pra dy muaj më pas.

Procedurat s’kanë mbaruar. Ministri i Brendshëm e dëgjuat, tha se ‘kemi lidhur kontratë’, ndërkohë që ajo është lidhur 2 muaj e gjysmë më mbrapa.

Kjo ishte nga më flagrantet dhe më të trashat që mund të ketë ndodhur ndonjëherë.”– tha Vasili.