Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Tritan Shehut: Shkolla në Lazarat po i jepet privatit për ta kthyer në magazinë “bimësh mjekësore”


Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzon kryeministrin Edi Rama, qeverinë e tij dhe pushtetin vendor se po godasin Lazaratin dhe vlerat e tij.

Shehu thotë se shkolla e këtij fshati në Gjirokastër po i jepet një subjekti privat për ta shndërruar atë në magazinë.

“Në lagjen e poshtme të tij, në Kordhoc, një shkollë e ndërtuar me të gjitha standardet europiane, me një projekt të Komunitetit europian, rreth 13 vite më parë, në gjendje shumë të mirë, po kthehet në një magazinë private për ‘bimët mjekësore’!
Më parë aty shkonin fëmijë të fillores e të kopshtit.
Me një skenar, mbasi e atrofizuan gradualisht, mbasi larguan krejt fëmijët prej aty duke e lënë një vit të mbyllur….tashti po e çbëjnë plotësisht atë!”– shkruan Shehu.

Shehu thekson se familjet nuk i ka pyetur njeri. Ai ngre pyetjen nëse partnerët zvicerianë dhe austriakë janë në dijeni të asaj që po ndodh në Lazarat dhe emrit të tyre që po përdoret për këtë projekt, për të cilin u bën thirrje autoriteteve që ta hetojnë.

DENONCIMI I SHEHUT

Gjirokaster: Rilindja godet Lazaratin e vlerat e tij!
Po asgjesohet shkolla; i ipet privatit si magazine!
Per femijet e veshtiresite e familjeve nuk pyet kerkush.
Se per shkollimin, kulturen, edukimin, mesazhet, qe jep nje shkolle, as qe behet fjale.
Keto nuk e shqetesojne Rilindjen ne teresi dhe as rilindasit qe drejtojne Gjirokastren, vecanerisht kur behet fjale per Lazaratin.
Ne lagjen e poshteme te tij, ne Kordhoc, nje shkolle e ndertuar me te gjitha standartet europiane, me nje projekt te Komunitetit europian, reth 13 vite me pare, ne gjendje shume te mire, po kthehet ne nje magazine private per “bimet mjekesore”!
Me pare aty shkonin femije te fillores e te kopeshtit.
Me nje skenar, mbasi e atrofizuan gradualisht, mbasi larguan krejt femijet prej aty duke e lene nje vit te mbyllur….tashti po e cbejne plotesisht ate!

Nje shkolle pervec shkollimit e edukimit te nxenesve, eshte dhe nje qender kulture, reflektimi, zhvillimi e komunitetit, aktivitetesh edukatve, sportive, artistike etj.

Ta prishesh, ta kthesh ne magazine private, eshte nje veper anti kulture e anti zhvillim.
Aq me keq ta besh kete si skuth, pa asnje konsultim me komunitetin, pa bere publike edhe emrin e personit a grupit, qe po i ipet!
Ky eshte nje atentat ne erresire ndaj atij komuniteti plot vlera, tradite, dijesh.
Ky veprim i justifikuar nen frazen e boshatisjes se Lazaratit, ne fakt eshte pjese e skenarit djallezor per te detyruar lazaratasit te largohen.
Per te cpopulluar ate fshat te braktisur, te persekutuar e dhunuar nga ky rregjim.
Fatkeqesisht kjo ndodh me te gjithe Qarkun e Gjirokastres.
Veprohet keshtu, kur duhet bere krejt e kunderta!
Dhe per te fshehur “krimin”, vendosin ne “skenen e krimit” nje tabele ku permendet “projekti zviceran” dhe agjensia “austriake” e zhvillimit.
Une dua te di edhe nga keta partnere, a jane ne dijeni te asaj cfare po ndodh ne Lazarat dhe per keq perdorimin e emrit te tyre ne kete veper obskurantiste?!
I bej thirje autoriteteve lokale e qendrore te nderpresin menjehere kete cberje te arsimit e kultures.
I bej thirje organeve perkatese te hetojne per elemente te tjere te pa ligjshem, qe shoqerojne kete veprim mesjetar.
I kerkoj komunitetit te respektuar, dije dashes te Lazaratit, te ngrere zerin, t’i kundervihet nje akti te tille “barbar”!