Vendosni fjalën kyçe....

Kosova në krizë të thellë, aktualisht prodhohet energji veç për Prishtinën


Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), aktualisht është duke operuar me vetëm një njësi të Termocentralit, pasi që sot ka rënë edhe njësia B1.

Kjo nënkupton se është duke funksionuar vetëm blloku A4 i Termocentralit Kosova A. Ky konsum shkon deri në 600 MWh, ndërsa aktualisht po prodhohen rreth 120 MWh. Kjo sasi nuk mjafton për të furnizuar as Prishtinën.

Me qëllim të tejkalimit të krizës energjetike, kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje që të kursehet. Mirëpo, reduktimet me energji vetëm sa janë ashpërsuar.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), aktualisht është duke operuar me vetëm një njësi të Termocentralit, pasi që sot ka rënë edhe njësia B1. Kjo nënkupton se është duke funksionuar vetëm blloku A4 i Termocentralit Kosova A.

Për gjendjen e krijuar ka dhënë detaje edhe vet KEK-u.

“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim. Në këto çaste kjo njësi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrij kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”.

Kryeministri Albin Kurti, në Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se edhe pse kanë ndarë 100 milionë euro për të ulur koston e energjisë, çmimi po vazhdon të ketë rritje.

“Na duhet një debat i hapur dhe i sinqertë mes nesh mbi gjendjen që jemi dhe sfidën që kemi përpara në mënyrë që gjatë dimrit të fokusohemi në atë që është e mundur e mbi të gjitha është kursimi i energjisë. Ne tashmë kemi ndarë 100 milionë euro për të zbutur ndikimin e rritjes së faturave të energjisë për qytetarët, por çmimi i energjisë është vazhdimisht në rritje”, ka shtuar ai.

Menjëherë pas kësaj thirrje, KEDS ka dal me njoftimin se do të ketë përkeqësim të situatës energjike në vend.

“Aktualisht kufizimet janë dy orëshe, por që të mos përkeqësohet tutje situata, kërkojmë nga të gjithë konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike. Përdorimi i saj në mënyrë eficiente bën që të gjithë të kemi energji elektrike më tepër. Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që t’i kapërcejmë ato sa më. Së bashku mund t’i dalim”.

Në njoftimin e lëshuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), thuhet se në kaldajën e A3 janë shfaqur rrjedhje të ujit dhe si pasojë është pamundësuar mbajtja e kësaj njësie në operim.

“Ekspertët e KEK-ut janë duke dhënë maksimumin për ri kthimin e njësisë në operim në kohë optimale. Aktualisht ka filluar procesi i ftohjes së njësisë në mënyrë intensive, pastaj do të bëhet inspektimi i cili pason me sanimin e rrjedhjes në kaldajë dhe përgatitjet për kthimin e kësaj njësie në operim”, thuhej në njoftimin e KEK-ut.

Blloku B2 i termocentralit “Kosova B” ishte paralajmëruar që shumë shpejtë do të kthehej në punë, pasi është në remont, mirëpo ai vazhdon të jetë jashtë funksionit.

“Siç jeni informuar edhe nga Ministria e Ekonomisë, blloku B2 është në remont dhe pritet të përfundoj shumë shpejtë. Arsyeja pse është në remont është se duhet të mënjanohen avaritë. Termocentrali ‘Kosova A’ i ka njësitë e vjetruara, që 60 vjet, e ‘Kosova B’ i ka të vjetra 40 vjet”.

Lidhur me këtë krizë energjetike, kishte reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku kishin propozuar 10 pika për të përballuar këtë krizë.

Ndër pikat e renditura, LDK-ja ka bërë apel që të ndahet subvencioni prej 90 milionë eurove për energjinë, të riparohet Blloku A5 i Termocentralit Kosova A, të zbritet TVSH-ja nga 8% në 0% për faturat e energjisë e të krijohen subvencione të reja për qytetarët dhe bizneset.

“Pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milion euro për çmimin e energjisë elektrike. Riparimi i Bllokut A5 i Termocentralit Kosova A. Krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët. Përgatitja e planit të eficiencës dhe kursimit të energjisë. Negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji. Zbritja e TVSH-së nga 8% në 0% për faturat e energjisë. Krijimi i subvencioneve të reja për qytetarët dhe bizneset. Largimi i tarifave diskriminuese të ZRRE-së. Themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri. Përgatitja e Strategjisë afatmesme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese me gaz dhe energji alternative”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Kjo parti ka akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim, duke thënë se si pasojë e tij, po bien edhe blloqet e KEK-ut.

“Ende pa u rregulluar Blloku A5, bie Blloku A3, duke bërë kështu që KEK-u të mos prodhojë as gjysmën e kapacitetit të tij, ku 530 MË/h janë jashtë prodhimit. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje Qeverisë që të pranoj planin tonë dhjetëpikësh dhe t’i shpëtoj qytetarët, sepse me qasjen e saj të deritanishme po e shpien vendin drejt katastrofës energjetike. Bazuar në paaftësinë e dëshmuar të kësaj Qeverie, pritet të zgjatet edhe orari i reduktimeve”, thuhet më tej në komunikatë.

Nga 15 gushti, KEDS kishte filluar reduktimet e energjisë elektrike me nga 2 orë në ditë për çdo 6 orë.

Në fillim të këtij muaji, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Sipas arsyetimit, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike.

Këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë.

Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar, qeveria kishte marr vendim për shpalljen e gjendjes emergjente me energji elektrike.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor