Ish-presidenti çek Vaclav Klaus ka hedhur poshtë nocionin se konflikti ukrainas ka qenë arsyeja e vetme për problemet ekonomike që përjetohen tani në mbarë globin.
“Çështjet që çuan në rritjen e inflacionit dhe në një rritje të madhe të çmimeve të energjisë, të cilat ne i kemi tani filluan shumë përpara 24 shkurtit kur Rusia dërgoi trupat e saj në Ukrainë.” – tha Klaus për gazetën Seznam Sravy.
“Kjo është vetëshkaktuar, kjo është vetëshkaktuar nga Perëndimi. Pushtimi rus vetëm e rëndoi edhe më shumë.” – këmbënguli ai.
Rusia është një furnizues kryesor i gazit, naftës dhe qymyrit, por është ‘vetëm një nga lojtarët’ në tregun ndërkombëtar, vuri në dukje ekonomisti 81-vjeçar, i cili ishte president i Republikës Çeke midis 2003 dhe 2013.
Pra, ulja e furnizimit me hidrokarbure ruse në BE dhe rritja e çmimeve të energjisë, e cila erdhi si rezultat i sanksioneve gjithëpërfshirëse të vendosura ndaj Moskës nga blloku, thjesht nuk mund të jetë shkaku numër një për normat e larta të inflacionit dhe rritjen e çmimeve të energjisë, këmbënguli Klaus.
“Nuk e kuptoj pse nuk përmendet shkaku numër një. ‘Deliri i gjelbër’, lufta e supozuar kundër ndryshimit të klimës dhe Marrëveshja e Gjelbër e BE-së, ky është shkaku themelor për rritjen e çmimeve.” – tha ai, duke iu referuar përpjekjeve perëndimore në vitet e fundit për të kaluar nga lëndët djegëse fosile në burimet e rinovueshme të energjisë.
Ish-presidenti u ka kërkuar palëve të përfshira që të gjejnë një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë, i cili ka vazhduar tashmë prej gjysmë viti, duke paralajmëruar se situata do ‘përkeqësohet e përkeqësohet’ nëse nuk bëhet së shpejti.